Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Osmani bëri të ditur se me Stubb diskutoi për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Finlandës si dhe për sigurinë në Evropë, transmeton Dukagjini.

“Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Neë York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit”, u shpreh Osmani.

“E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.