Osmani takon ish-presidentin Bush, e cilëson mik e mbështetës të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit të saj me ish-presidentin amerikan George W. Bush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ka theksuar se ai ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik e mbështetës i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-presidenti amerikan George Bush.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ish-presidentin amerikan, George W. Bush, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka kujtuar frazën e njohur të ish-presidentit amerikan për Kosovën në Tiranë në vitin 2007.

“”Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se ish-presidenti Bush ishte avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe mbetet mbështetës i saj.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar tutje Osmani.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika