Osmani takon komandantin e KFOR-it, temë e diskutimit situata e sigurisë në Kosovë
“Presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës ës Presidentes Osmani. Kosovës është duke u ballafaquar me barrikada në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë vendosur […]
“Presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës ës Presidentes Osmani.
Kosovës është duke u ballafaquar me barrikada në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë vendosur sipas krerëve të shtetit nga grupe kriminale të cilat janë nën direktivat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Situata në katër komuna veriore të Kosovës është tensionuar që nga mesi i vitit 2022 kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin automjeteve që bartin targa të paligjshme “KM”. Nën pretekstin e këtij vendimi serbët lokalë me urdhër nga Beogradi i bojkotuan institucionet e Kosovës.
Serbët lokalë nuk ju ka mjaftuar shtyrja e zbatimit të vendimit nga Qeveria Kosovës por kanë vendosur kushte për tu rikthyer e tyre në institucionet e Kosovës, kushti ka qenë themelimi i Asociacionit.
Si pasojë dorëheqjeve të serbëve, Kosovës ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme ku gjatë përgatitjeve, zyrat e Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve janë sulmuar me granat dorë.
Kosova i ka shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të tensioneve në veri dhe kërkesave të shteteve mike të saj.
Policia e Kosovës e ka identifikuar personin i cili ka sulmuar zyrat e KKZ-së edhe ai ka qenë një ish-pjesëtari Policisë së Kosovës Dejan Pantiq, ku e kanë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjnë dhe arrestimi i tij është përdorur nga grupet kriminale dhe kanë vendosur barrikada në katër komunat veriore ku janë duke pa mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.















