Osmani takon Komshiq në Munich, flasin për situatën e sigurisë në rajon
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq në Munich. Osmani tha se me Komshiq kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi. “Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, […]
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq në Munich.
Osmani tha se me Komshiq kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi.
“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.
















