Osmani takon kryeministrin britanik, i shpreh mirënjohje për ndihmën në mbrojtjen e kufirit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Granada të Spanjës ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak, të cilin e ka falënderuar për forcat shtesë që Britania po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it, dhe ndihmën në ruajtjen kufirit të Kosovës

Presindentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Granada të Spanjës të enjten ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani ka thënë se gjatë takimit ka pasur rastin ta informojë shefin e Qeverisë britanike për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit nga Serbia.

Po ashtu, ajo në platformën X, ka thënë se e ka falënderuar kryeministrin Suank për forcat shtesë që Britania po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it, dhe ndihmën në ruajtjen kufirit dhe për të parandaluar akte të tjera.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës.

“E vlerësova mundësinë për të informuar kryeministrin Rishi Sunak për situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë. Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika