Osmani takon ministrin Macedonci dhe komandantin e FSK-së, diskutojnë për veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës

"Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari"

Osmani takon ministrin Macedonci dhe komandantin e FSK-së, diskutojnë për veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku kanë diskuar rreth zhvillimeve të sigurisë dhe veprimeve armiqësore të shtetit serb ndaj Kosovës.

Gjithashtu, siç njofton Presidenca në këtë takim është diskuat edhe për punën e institucioneve të sigurisë dhe koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”, thuhet ën njoftim.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë.

Ndërkaq, siç ka shkruar më herë gjatë ditës REL-i, është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika