Osmani takon Moza bint Nasser, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim në Doha me Sheikha Moza bint Nasser për të diskutuar bashkëpunimin në projekte që adresojnë çështje sociale, me qëllim përparimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Doha, Sheiken Moza bint Nasser, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në projekte për çështje sociale. 

“Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror.

Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar në Facebook presidentja Osmani.

Presidentja Osmani po merr pjesë në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes që po mbahet në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Shija e redaktorit

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet...

Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në...

Të fundit nga rubrika