Osmani takon ndihmës sekretarin e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në veri dhe hapat e deeskalimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus, dhe delegacionin përcjellës nga NATO dhe KFOR-i për të diskutuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për të deeskaluar tensionet e krijuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus, dhe delegacionin përcjellës nga NATO dhe KFOR-i.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë takimit u diskutua me thellësi situata e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për të deeskaluar tensionet e krijuara.

Presidentja Osmani ka shprehur falënderimin e saj ndaj Goffus për vizitën e tij dhe ka theksuar rëndësinë e pranisë së NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ajo gjithashtu ka vlerësuar përkushtimin e thellë të Kosovës për partneritetin me NATO-n dhe kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj përgjegjësive tona si një partner i besueshëm i NATO-s, duke kontribuar aktivisht në sigurinë rajonale. Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me NATO-n për t’i adresuar sfidat e sigurisë dhe promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të tejkaluar sfidat aktuale dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit, duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë.

Ajo gjithashtu ka potencuar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, siç ka treguar organizimi i zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika