Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në këtë takim siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, një ndër temat kryesore ishte nevoja urgjente për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, me theks të veçantë në pasojat që po shkakton zvarritja e këtij procesi.

“Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje”, thuhet në njoftim.

Përveç situatës politike, Osmani dhe Prattipati diskutuan edhe për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së, përfshirë fushat e diplomacisë dhe mbrojtjes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika