Osmani takon presidentin e Emirateve, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe mbështetja e vazhdueshme e Emirateve për Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se gjatë […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe mbështetja e vazhdueshme e Emirateve për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi homologun e saj për lidershipin dhe përkrahjen që Emiratet i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme që nga periudhat më sfiduese për vendin.















