Osmani takon presidentin e Kenias, flasin për avancimin e raporteve dypalëshe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenia-s, William Ruto. Përgjatë takimit, Osmani dhe presidenti Ruto kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ky ishte takimi i tretë në mes të presidentes Osmani dhe presidentit të Kenia-s, Ruto. “Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenia-s, William Ruto.
Përgjatë takimit, Osmani dhe presidenti Ruto kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ky ishte takimi i tretë në mes të presidentes Osmani dhe presidentit të Kenia-s, Ruto.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar presidentja Osmani.
















