Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.

Osmani tha se me presidentin Ruto ka diskutuar për hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Kenias.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin William Ruto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, theksoi Osmani.

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes së presidentes Osmani në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, që u mbajt dje në Romë.

Kenya ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 mars të këtij viti.