Osmani takon presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader

Osmani ka thënë se me homologun e saj, Luis Abinader, ka diskutuar për raportet miqësore në mes të të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me homologun e saj ka diskutuar për raportet miqësore në mes të të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine”, ka shkruar ajo.

E para e vendit, ka theksuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës shtetërore të Kosovës.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor
Pamje nga takimi i Presidentes Osmani me Luis Abinader

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika