Osmani takon Ramën: Koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Tiranës për "Ukrainën dhe Evropën Juglindore" dhe më pas ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një postim në platformën sociale X, ka theksuar se ka diskutuar me kryeministrin Rama për të mirën e Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë ka marrë pjesë në Samitin e Tiranës, “Ukraina dhe Evropa Juglindore”, ku më pas ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja Osmani, përmes një postimi në platformën sociale X.

“Sot në Tiranë në takim me Kryeministrin Edi Rama! Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, pas samitit “Ukraina dhe Evropa Juglindore”, ka thënë se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë “është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit”.

Sipas saj, fitorja e Ukrainës “është fitore e lirisë”.

Kosova, sipas saj, “do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika