Osmani takon rektorin e UP-së, i jep mbështetje për avancimin e Universitetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës. Siç ka njoftuarZyra e Presidencës, gjatë takimit, presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja. Presidentja Osmani e falënderoi rektorin […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.
Siç ka njoftuarZyra e Presidencës, gjatë takimit, presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.
Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.















