Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë një pritjeje të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një fotografi nga shtrëngimi i duarve me kryediplomatin amerikan.

“Me sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti Trump”, ka shkruar Osmani, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimit.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila këtë javë po mbahet në Nju Jork me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve qeveritarë, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.