Osmani takon Terrasin, kërkon heqjen e masave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Gjatë takimit, Osmani diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të lirë, të qetë dhe demokratike, dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

Presidentja Osmani ngriti shqetësimin për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato “të pashpjegueshme, të padrejta dhe të paarsyeshme”.

Ajo kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen e këtyre masave, duke theksuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kërkesave të partnerëve evropianë.

“Heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave”, ka theksuar Osmani.

Presidentja gjithashtu ka theksuar nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave, duke prezantuar të dhëna nga institucionet ndërkombëtare që pozicionojnë Kosovën në krye të performancës në fusha kyçe.

Terras në Prishtinë – Angazhimi i BE-së për Kosovën mbetet i fortë, thotë Orav

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika