Presidentja e vendit, Vjosa Omani është takuar me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se me këtë rast Osmani ka “shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”.
Takimi është zhvilluar në Paris, ku Osmani po qëndron për të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencë Artificiale.
“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance.
Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar Osmani.