Osmani të enjten nis konsultimet me partitë politike për konstituimin e Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë të enjten, më 15 maj, takimet konsultative me partitë politike për të diskutuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes, ka konfirmuar për Dukagjinin se ftesat për takimet e para tashmë janë dërguar dhe po priten konfirmimet nga partitë. Ndërkohë, burime të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë të enjten, më 15 maj, takimet konsultative me partitë politike për të diskutuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit.
Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes, ka konfirmuar për Dukagjinin se ftesat për takimet e para tashmë janë dërguar dhe po priten konfirmimet nga partitë.
Ndërkohë, burime të Dukagjinit brenda Presidencës më herët kanë bërë të ditur se një takim konsultativ i Osmanit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku pritet të mbahet më 15 maj, e enjte në ora 13:00, në ambientet e Zyrës së Presidentes.
Nga Abdixhiku është kërkuar që të konfirmojë pjesëmarrjen në këtë takim.















