Osmani thekson rëndësinë e përmbylljes urgjente të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me kryeministrin sllovak, Eduard Heger





Të premten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

E para e vendit e ka informuar kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Siç njofton presidenca, ajo ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen të dy vendet, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin më tutje.

Ndërsa të enjten e 6 tetorit, Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron.

Ajo ka thënë se është mirënjohëse për mbështetjen që këto dy shtete po e japin për Kosovën.

“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, u është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.

Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli ynë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika