Osmani thërret konferencë pas propozimit të Konjufcës për kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media që do të mbahet sonte (4 nëntor 2025), në orën 19:00, në Kabinetin e Presidencës. Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si mandatar për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, deri në këtë moment, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media që do të mbahet sonte (4 nëntor 2025), në orën 19:00, në Kabinetin e Presidencës.
Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Megjithatë, deri në këtë moment, presidentja Osmani ende nuk e ka dhënë mandatin për Konjufcën.
Gjatë ditës, Osmani ka zhvilluar takime të ndara me disa përfaqësues të partive.















