Osmani u bën lutje të rinjve të mos humbin shpresat në Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në "Radar" të Radio Dukagjini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë lutje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të rinjve, që të mos braktisin Kosovën pas një janarit të vitit 2024.

E ftuar në “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, Osmani ka thënë se hapat ndonëse të vegjël, po vazhdojnë të rriten drejt disa hapave gjigantë e përmbajtësor.

“I lus qytetarët tanë, veçanërisht të rinjtë që të mos ta humbin shpresën në Kosovën. Hapat mund të duken të vegjël, por e rëndësishme është që jemi në rrugë të drejtë, hapat do të rriten. Do të bëhen më të mëdhenj dhe më përmbajtësor”, ka thënë Osmani.

Tutje, presidentja Osmani numëron dy hapa, të cilat sipas saj, duhen realizuar në Kosovë.

“Mund të ketë raste shtesë, mirëpo shumica e njerëzve që kanë dashur të provojnë veten edhe jashtë vendi në profesionet e tyre, tashmë kanë shkuar përmes vizave të punës, disa prej tyre po kthehen, disa jam e bindur se do të kthehen me kohë. Është sfidë e madhe ikja nga vendi, kryesisht problemi është çështja me nivelin e pagave se nuk është që mungojnë vendet e punës, edhe pse janë profesione shumë të caktuara ku po kërkohen punëtorë. Duhet t’i bëjmë dy gjëra, e para, çdo vit të rriten pagat, jo vetëm në sektorin publik, por edhe të nxitet ngritja e pagave në sektorin privat, sepse aty punojnë shumica e punëtorëve. Dhe e dyta të sigurohemi të ketë përputhje në mes të asaj çka prodhojnë universitetet me atë çka e kërkon tregu i punës”, ka thënë ajo.

Për të parë intervistën e plotë, kliko këtu.

Për kanalin e Radio Dukagjinit në YouTube, kliko këtu.

Parlamenti Evropian (PE) miratoi të martën e 19 prillit vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180- ditore.

Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika