Osmani u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë para se procesi i regjistrimit të përfundojë. Lidhur me këtë proces, presidentja Vjosa Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në vend dhe atyre në mërgatë që të regjistrohen.

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë para se procesi i regjistrimit të përfundojë.

Osmani, përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, ka bërë të ditur se tashmë edhe vetë presidentja është regjistruar.

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!  Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, shkroi ajo.

Sipas saj, investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika