Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të marrin pjesë në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e tyre për votë.
Nëpërmjet një videoje, Osmani u ka bërë apel qytetarëve që të mos heqin dorë nga e drejta e tyre për të votuar, duke thënë se vota është vendimtare për të ardhmen e vendit.
“Kemi dëgjuar shumë qytetarë të cilët janë lodhur nga bllokadat, nga pritjet dhe nga pasiguria politike. Por dorëzimi nuk është zgjidhje. Kosova ecën përpara vetëm me pjesëmarrje. Mosvotimi nuk është zgjidhje… Vota juaj është vendimi që përcakton të ardhmen e Kosovës”, tha Osmani.