Osmani udhëton drejt Moldavisë

Presidentja Osmani do të udhëtojë drejt Moldavisë, për të marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ajo do të takohet me liderët e 46 shteteve të kontinentit evropian dhe zyrtarë të BE-së për të diskutuar çështjet e sigurisë dhe të stabilitetit në Evropë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar drejt Moldavisë me rastin e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian gjersa pritet që të zhvillojë takime me liderë.

“Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë të tjerë evropianë”, thuhet në komunikatë.

Osmani pritet të përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ndërkaq, e njëjta do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika