Osmani udhëton drejt SHBA-së javën e ardhshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arsyeja e të cilës është pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të ish-sekretarës së Amerikës, Madeleine Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, Këshilltari për media i presidentes së vendit, Bekim Kupina.

Sipas Kupinës, arsyeja e vizitës së presidentes Osmani në SHBA është pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të ish-sekretarës së Amerikës, Madeleine Albright.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, ka thënë Kupina.

Osmani ishte shprehur e tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.

Ish-sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright.

Sipas Osmanit, modeli i saj “i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh”.

“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”, kishte shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, më 23 mars të vitit 2022, Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-ve kishte vdekur në moshën 84 vjeçare.

Vdekja e saj ishte konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga familjarët e Albright ku mes tjerash thuhet se shkaku i vdekjes ishte kanceri.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme në administratën e ish-presidentit Bill Clinton.

Albright, kishte nxitur që NATO të ndërhynte në Kosovë për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, e shkaktuar nga regjimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, më 2019, u zbulua në Prishtinë edhe busti për nder të saj.

Ish-sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika