Me ftesë të Presidentit të El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht të enjten për në El Salvador.

Osmani pritet të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, vizita e Osmanit është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në San Salvador, presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele.

“Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Presidentja Osmani gjithashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.