Osmani udhëton për në Portugali, merr pjesë në përurimin e shtatores së Nënës Terezë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për vizitë pune në Portugali, ku do të takohet me presidentin e këtij shteti, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për vizitë pune në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, presidentja Vjosa Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, ka njoftuar Presidenca.

Në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas, do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika