Osmani: Unë dhe bashkëshorti im s’kemi asnjë njohuri e lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen në Ferizaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj. Osmani ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. “I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj.
Osmani ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Ndryshe mbrëmë, një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj.
Më vonë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, bëri të ditur Inspektorati Policor i Kosovës.
Viktima u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt i cili sipas Prokurorisë në Ferizaj, ishte në moshë të shtyrë.















