Osmani uron 7 Marsin: Mësueset e mësuesit janë heronj të dijes

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, duke thënë se mësuesit nuk janë vetëm njerëz që japin njohuri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani ka thënë se mësueset e mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes.

“136-vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare. Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi.

“Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë. Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme! Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!”, është shprehur Osmani.

Dita e mësuesit, më 7 mars festohet në të gjitha shkollat ​​dhe universitetet për të shënuar këtë ditë të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në mars të vitit 1887 shqiptarët hapën shkollën e parë shqipe, e cila të kujton themelet e para të shkollës shqipe. Në fakt, ajo mbahet mend që në vitet 1960, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të ishte një festë përkujtimore e themelimit të Mësonjëtores shqipe të Korçës, e cila pra është themeluar më 7 mars 1887.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika