Osmani uron Ditën e Pranverës
Më 21 mars, dita e parë e pranverës konsiderohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, apo me fjalë të tjera nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit kanë kaluar 12 orë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar këtë ditë me […]
Më 21 mars, dita e parë e pranverës konsiderohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, apo me fjalë të tjera nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit kanë kaluar 12 orë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar këtë ditë me një postim në rrjetin social të saj, Facebook.
Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë, pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme.
Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor, pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.















