Osmani uron fëmijët në ditën e tyre, mbajti një diskutim me ta në librarinë “Dukagjini”

"Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve", ka shkruar presidentja Osmani në Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duke njoftuar se me këtë rast para disa ditësh ka vizituar librarinë “Dukagjini”.

Gjatë kësaj vizite, e para e vendit ka pasur një bashkëbisedim me fëmijët për të cilët thotë se ishin fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.

Ajo ka falënderuar librarinë “Dukagjini” për ftesën si dhe fëmijët e mësuesit për ndarjen e këtyre momenteve brenda hapësirës së librarisë.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika