Osmani uron kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas zgjedhjes së tij në Parlamentin gjerman në raundin e dytë të votimit. Osmani e ka cilësuar këtë moment si vendimtar për unitetin dhe sigurinë e Evropës, duke vënë në pah rolin kyç të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. “Në emër të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas zgjedhjes së tij në Parlamentin gjerman në raundin e dytë të votimit.
Osmani e ka cilësuar këtë moment si vendimtar për unitetin dhe sigurinë e Evropës, duke vënë në pah rolin kyç të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare.
“Në emër të popullit të Kosovës, uroj kancelarin Friedrich Merz, ndërsa merr detyrën dhe Qeveria e re gjermane nis mandatin e saj. Në këtë moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqësia e vazhdueshme e Gjermanisë është më jetike se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për ta çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani në X.















