Osmani uron Macronin për festën kombëtare: Presim me padurim forcimin e lidhjeve midis dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare, duke thënë se Kosova është krenare për partneritetin e qëndrueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare, ka thënë se Kosova është krenare për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se mirëpret forcimin e mëtejshëm të partneritetit.

“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar popullin francez me rastin e festës kombëtare.

Sipas tij, 14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse është festa kombëtare e Francës. Sepse siç thotë ai 14 korriku i vitit 1789 u bë më shumë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare.

“Nën numrin e kësaj date revolucionare paraqitej në tërësinë e Evropës dhe botës, masa më e madhe evolucionit historik që do të shpinte në përputhjen e së drejtës politike dhe së drejtës shoqërore”, ka shtuar Kurti.

Kurti ndër të tjera ka thënë se për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës.

Sipas Kurtit, mendësia e francezëve në këtë datë e gjeti edhe orientimin e saj kombëtar, por edhe universal. Në një farë mënyre, me hartimin e të drejtave të njeriut, me hamendësimin e universalitetit të tyre, çdo francezi i delegohej puna që në kombin e vet t’i mendonte të drejtat e njeriut të zbatueshme në tërë botën.

Kurti uron 14 korrikun, festën kombëtare të popullit francez

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika