Osmani uron Mbretin Charles III, thotë që lidhjet mes vendeve do të forcohen nën sundimin e tij

Presidentja e Kosvës, Vjosa Osmani ka uruar mbretin Charles III për ngjitjen në fron, ndërsa thotë se jemi mirënjohës për përkushtimin e tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar mbretin Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani përmes një postimi ka shprehur urime të përzemërta për mbretin Charles III.

Presidentja e vendit ka shtuar se populli shqiptar është mirënjohës për përkushtimin e mbretit Charles III ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç është konfirmuar gjatë vizitës së tij në vitin 2016.

Vjosa Osmani ka shtuar se ka besim që lidhjet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij.

“Urime të përzemërta mbretit Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Twitter.

Charles III është shpallur zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar në një këshill aderimi në apartamentet shtetërore të Pallatit “St. James”

Megjithëse ai u bë mbret pas vdekjes të së ëmës, Mbretëreshës Elizabeth II, një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën.

“Jam i vetëdijshëm për trashigiminë madhështore, detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar tashmë”, ka thënë Charles III në fjalimin e tij.

Ai ka thënë se e di që do të jetë i mbështetur nga dashuria dhe besnikëria e popujve dhe njëherësh, ka thënë se është “thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas së tij të dashur”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika