Osmani uron muajin e Ramazanit: Le të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. “Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin”, ka […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni!”, ka shtuar ajo.















