Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë urimet e saj më të sinqerta për zgjedhjen e Papës së ri, Robert Francis Prevost, i cili ka marrë emrin Leo XIV.

Osmani ka theksuar se zgjedhja e Papës vjen në një periudhë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për paqe, unitet dhe dhembshuri.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia të sinqerta Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij. Në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Papniteti i tij le të shënohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe një angazhim i thellë ndaj dinjitetit të të gjithë njerëzimit”, ka shkruar Osmani në X.