Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri, kujton gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në adresimin e saj drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri 2023, ka thënë se viti 2022 nuk ka qenë i lehtë, pasi sipas saj, ishte me të gjitha sfidat e sigurisë globale, të cilat kanë rezultuar me sfida ekonomike e të energjisë, që janë ndjerë nga secila familje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri 2023, ka bërë thirrje që të luftohet femicidi duke u trajtuar si emergjencë kombëatare.

Në një videoadresim për media të dërguar të shtunën, ajo duke kujtuar gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit, ka thënë se “sot s’mund të mos flas edhe për dhimbjen e përjetuar e të mos përmend ata që s’janë më në mesin tonë”.

“Dua të kujtoj gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit, fenomenit të tmerrshëm që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku. Keqtrajtimi i grave në shoqërinë tonë e mbarë botën po shndërrohet në epidemi”, ka thënë Osmani në adresimin e saj.

“Prandaj duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare. Në këtë përpjekje kemi nevojë për angazhimin e të gjithëve, politikanëve, institucioneve të drejtësisë, sigurisë, punëtorëve socialë, aktivistëve të shoqërisë civile e mediave. Duhet të shndërrohet në kauzën tonë të përbashkët. Lufta për barazi gjinore duhet të jetë lufta jonë e çdoditshme”, ka thënë tutje ajo.

Presidentja Osmani ka thënë se viti që po lëmë pas nuk ka qenë i lehtë, pasi sipas saj, ishte me të gjitha sfidat e sigurisë globale, të cilat kanë rezultuar me sfida ekonomike e të energjisë, që janë ndjerë nga secila familje në Kosovë.

Mëgjithatë ajo ka thënë se këto sfida Kosova i ka kaluar me sukses, po ashtu, ajo ka thënë se në po këtë vit janë shënuar edhe arritje e suksese të shumta, të cilat sipas saj nuk duhet t’i marrim ato si të mirëqena, pasi duhet të punohet gjithnjë e më shumë.

Duke e qujatur Kosovën si një vend të vogël presidentja ka thënë se po shënon gradualisht historinë e saj moderne me sukseset që sipas saj, “na bëjnë krenar dhe ambicie të shëndosha që na dërgojnë gjithnjë e drejt majave më të larta”.

“Në këtë natë të vecantë dua të ju falendrojë juve qytetarë që këni punuar kaq shumë për të mbajtur vendin tonë të sigurtë, femijët tanë të shëndetshëm, e gjithnjë e më të përgatitur për të ardhmen bizneset kosovare të vogla e të më mëdha në punë”, është shprehur tutje Osmani.

Po ashtu, ajo është shprehur se Kosova njësoj sikur vitin që po e lëmë pas do ta vazhdojë koordinimin e plotë me aleatët ndërkombëtarë.

“Në këtë rrugëtim po aq sa ka qenë e rëndësishme puna  e institucioneve tona, ka qenë po aq e vlefshme ka qenë mbështetja e miqëve, aletaëve tanë ndërkombëtar. Së bashku e në koordinim të plotë me ta do ta vazhdojmë rrugëtimin përpara drejt përmbylljes së suksesshnë të synimeve tona”, ka deklaruar ajo.

Tutje ajo ka falënderuar aleatët ndërkombëtarë për mbështetje, ndërsa falënderim të veçantë ka pasur për Policinë e Forcat e Armatosura.

Ndër të tjera, Osmani ka falenderuar edhe mërgatën duke thënë se ata vazhdojnë të jenë zëri ynë e sytë tanë në kryeqendra e vende të ndryshme rreth e rreth globit. Për vitin 2023, ajo ka uruar të jetë vit i veprimit për arritjen e synimeve.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika