Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, president i Kroacisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, për president të Kroacisë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shprehu pritshmëritë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve. “Urime, i nderuari President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kroacisë. Si një mbështetës i palëkundur i popullit […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, për president të Kroacisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shprehu pritshmëritë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
“Urime, i nderuari President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kroacisë. Si një mbështetës i palëkundur i popullit të Kosovës dhe vendit tonë që i takon familjes euroatlantike të kombeve, pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të fortë,” ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, duke shtuar se të dy vendet do të punojnë së bashku për ta forcuar më tej këtë lidhje.
Milanoviq ishte edhe kryeministër i vendit nga fundi i vitit 2011 deri në fillim të 2016.















