Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë, duke theksuar lidhjen e thellë historike dhe miqësinë e palëkundur mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani publikoi një video me pjesë nga fjalimi i saj të mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, me rastin e 4 Korrikut.

“Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e Kosovës. Ne e dimë kush janë miqtë tanë

Ne e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësi

Dhe nuk do ta harrojmë kurrë

Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës

Jo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë.

Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë

Çdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së”,ka thënë Osmani.