Osmani uron Trumpin: Vlerësojmë përkushtimin tuaj në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka theksuar se fitorja e tij historike është një pasqyrim i besimit të thellë që populli amerikan ka në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për të mbrojtur dhe avancuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet.

Ajo përmendi edhe përkushtimin e Trumpit për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri. Si presidente e Republikës së Kosovës ndaj bindjen tuaj se kjo do të kontribuojë edhe për paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian. Jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë bashkërisht për t’u siguruar se ky qëllim të arrihet dhe të forcohen marrëdhëniet tona duke ecur përpara”, ka thënë Osmani në letrën drejtuar Trumpit.

Në letrën e saj, Osmani ka deklaruar tutje se Kosova qëndron si partnere krenare e SHBA-së.

“Fitorja juaj historike pasqyron besimin e thellë që populli amerikan ka vendosur nën udhëheqjen t uaj dhe vizionin tuaj për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat e qëndrueshme të lirisë dhe demokracisë, parime që i lidhin dy vendet tona”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Donald Trump sot ka bërë betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në Capitol Rotunda.

Ai u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika