Osmani uron vitin e ri shkollor: Një kohë për rritje dhe mësim të pafund

Gjersa ka uruar vitin e ri shkollor, Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka uruar fillim e vitit të ri shkollor për nxënësit.

Me anë të një postimi të ri në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo kohë paraqet një kohë për rritje dhe mësim të pafund.

“Sot fëmijët në Kosovë kthehen në shkollë, ndërsa nxënësit e klasës së parë nisin një kapitull të ri emocionues në udhëtimet e tyre. I urojmë më të mirët mendjeve tona të shkëlqyera të të rinjve në të gjithë vendin tonë, ndërsa ata zhyten në këtë vit të ri akademik – një kohë për rritje dhe mësim të pafund!”, ka shkruar Osmani.

 

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

Sot, 1 shtator, shënohet fillimi i vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për rimbursimin e parave te prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky vendim i MASHTI-t nxiti reagime dhe kritika në opinionin publik.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika