Osmani vazhdon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë edhe këtë të martë vizitën zyrtare në Shqipëri, pasi ka shkuar atje për një vizitë dyditore me ftesë të homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj. Pas një dite të ngarkuar me takime dhe ngjarje zyrtare në Shqipëri, presidentja Osmani është gati të vazhdojë programin e saj të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë edhe këtë të martë vizitën zyrtare në Shqipëri, pasi ka shkuar atje për një vizitë dyditore me ftesë të homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj.
Pas një dite të ngarkuar me takime dhe ngjarje zyrtare në Shqipëri, presidentja Osmani është gati të vazhdojë programin e saj të vizitës.
Në vazhdim të vizitës së saj, presidentja Osmani ka në plan të zhvillojë disa takime dhe të marrë pjesë në disa aktivitete.
Agjenda e vizitës zyrtare të presidentes Osmani në Shqipëri:
Aktivitet i përbashkët për Ditën e Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave (Ora 09:00 – 09:20)
Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklarata.
Vendndodhja: Presidenca e Shqipërisë
Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” (Ora 09:30 – 09:40)
Nënkryetari i Bashkisë, z. Andi Seferi dhe komandanti i Gardës së Republikës, z. Gramos Sako janë pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Nisja për në Berat
Takim me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo (Ora 11:15 – 11:30)
Vendndodhja: Bashkia e Beratit
Ceremonia e dhënies së Titullit ‘Patron i Kalasë’ (Patron of the Castle) (Ora 11:30 – 11:45)
Ky titull i lartë i jepet personaliteteve të shquara që kontribuojnë në dobi të qytetit të Beratit me veprimtarinë e tyre.
Nisja për në Durrës
Takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, zj. Emiriana Sako (Ora 16:50 – 17:15)
Vendndodhja: Bashkia Durrës
Vizitë në pikën doganore të Kosovës në portin e Durrësit (Ora 17:30)
Osmani, është pritur të hënën me një ceremoni zyrtare nga homologu i saj shqiptar, Begaj.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga takimi me presidenten Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë: “Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”.
Osmani, gjatë vizitës në Shqipëri është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë.















