Osmani: Vizita në Singapor e përqendruar në partneritetin ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rrëfyer për vizitën e saj në Singapor duke thënë se ishte e shkurtër por fokusuar në potencialin e partneritetit ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për vizitën e saj në shtetin e Singaporit.

Osmani ka thënë se vizita e saj ishte e shkurtër, por e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik.

“Fillimi i një vizite të shkurtër, por intensive në Singapor, e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani tha se Singapori është shndërruar ndër vendet më të zhvilluara, falë njerëzve punëtorë dhe luftës kundër korrupsionit.

“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja” tha ajo.

Osmani theksoi se Singapori është “një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika