Ish-presidentja Vjosa Osmani, në ditën kur u shpall vendimi dënues ndaj tre serbëve për sulmin terrorist në Banjskë, vizitoi familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në këtë sulm.
Osmani, gjatë vizitës, theksoi se Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës teksa sakrificën e tij e cilësoi si “dëshmi të çmimit të lartë të lirisë”, njofton Dukagjini.
“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Osmani.