Osmani viziton gratë e AKI-së: Vendimet strategjike shpesh varen nga puna e padukshme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë fotografi me zyrtaret e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Ajo ka thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen nga puna e padukshme e AKI-së. “Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, ka thënë […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë fotografi me zyrtaret e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ajo ka thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen nga puna e padukshme e AKI-së.
“Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, ka thënë Osmani.
“Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës”.















