Osmani viziton kompaninë Speeex, e vlerëson si një shembull të suksesit e frymëzim për të gjithë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kompania Speeex ka hapur dyert për mbi dy mijë të punësuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kompaninë Speeex, të cilën e ka cilësuar si një shembull të suksesit dhe frymëzim për të gjithë.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo kompani ka hapur dyert për mbi dy mijë të punësuar.

Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, sipas Osmanit, i drejtohet mërgatës, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune.

“Nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë!  Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar”, shkroi ajo.

May be an image of 9 people, wrist watch and text

“Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika