Osmani vlerëson profesionalizmin e FSK-së në ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 25”
Presidentja Vjosa Osmani ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre gjatë viteve të fundit. Ajo bëri këtë deklaratë në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, gjatë ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”. “Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe çdo pjesëtar që ka kontribuar për profesionalizimin e tyre […]
Presidentja Vjosa Osmani ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre gjatë viteve të fundit.
Ajo bëri këtë deklaratë në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, gjatë ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”.
“Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe çdo pjesëtar që ka kontribuar për profesionalizimin e tyre dhe për sakrificën që kanë bërë. Ata kanë bërë krenar gjithë Kosovën me atë që kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi edhe bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të SHBA-së, aleatin më të rëndësishëm dhe strategjik të Kosovës në fushën e mbrojtjes.
“Ushtrimet që po zhvillohen prej muajit maj janë rezultat i përgatitjeve të vazhdueshme më shumë se dy vjet. Kosova ka treguar se është aleat i besueshëm, i përgatitur dhe në nivel me forcat e NATO-s, gati të ndërveprojë me to në operacione të ndryshme”, shtoi presidentja Osmani.
Ajo gjithashtu tha se se Kosova është gati të jetë një shtet i barabartë anëtar i NATO-s dhe të kontribuojë në operacione ndërkombëtare.















