Osmani: Vrasjet e grave do të mund të parandaloheshin nëse institucionet do të vepronin shpejt
Gjatë periudhës janar-tetor, mbi 80 për qind të viktimave të dhunës kanë qenë gra. E sipas presidentes, Vjosa Osmani, këto vrasje kanë mundur të parandaloheshin nëse institucionet do të vepronin shpejt. Kështu deklaroi e para e vendit në takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, teksa foli për barazinë gjinore. […]
Gjatë periudhës janar-tetor, mbi 80 për qind të viktimave të dhunës kanë qenë gra. E sipas presidentes, Vjosa Osmani, këto vrasje kanë mundur të parandaloheshin nëse institucionet do të vepronin shpejt.
Kështu deklaroi e para e vendit në takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, teksa foli për barazinë gjinore.
Siç tha ajo, institucionet përgjegjëse duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.
“Gjatë periudhës janar-tetor, mbi 80 për qind e viktimave të dhunës kanë qenë gra. Përgjegjësia padyshim se bie mbi kryeresin e veprës, por duhet të sigurohemi që të fuqizohen gjithë mekanizamt përgjegjës. Shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku gratë ishin viktima të bashkëshortëve ose partnerëve të tyre kanë mundur të parandalohen nëse do të kishte veprime të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse”, tha Osmani.
Ajo apeloi përfshirjen e grave edhe në listat zgjedhore, por edhe në institucione publike.















