Osmani: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, frymëzues të luftës së UÇK-së

Presidentja Osmani tha se komandanti, Zahir Pajaziti e bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha ishin nismëtarë të lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani i quajti nismëtarë të lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sot nderojmë heronjtë tanë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, heronjtë e lirisë sonë në 27-vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Ata ishin nismëtarët e lirisë, frymëzues të UÇK-së, nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës inspiruan me mijëra djem e vajza të UÇK-së dhe ndërtuan themelet e forta për shtet të pavarur dhe sovran që e gëzojmë sot. Ata dëshmuan që çmimi i lirisë është shumë i lartë, por është çmimi që populli i Kosovës nëpërmjet sakrificës së vetë e pagoi duke e ditur që liria dhe pavarësia dhe shteti që e gëzojmë është shtet i cili do t’i nderojë përgjithmonë, është shtet që do të vazhdojë të përparojë dhe është shtet që udhërrëfyes të vetëm e ka trimërinë dhe sakrificën e heronjve që dhanë jetën për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të tjerë të partisë.

Më 31 janar të 1997-s, komandanti Zahir Pajaziti, së bashku me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ranë në pritë nga forcat serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika